spot_img

Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona – 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

spot_img

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës që kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në jug dhe veri të Mitrovicës.

Aksioni kishte të bënte me kontrabandim të armëve dhe municionit. Si rrjedhojë e këtij aksioni 16 persona janë shoqëruar në polici, ku 13 prej tyre janë ndaluar për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në 21 lokacione në jug dhe veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Preteni gjithashtu theksoi se të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale si “detyrim”, “import e eksport”, “furnizim e transportim”, e deri tek “shitja e paautorizuar e armëve”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img