spot_img

Detaje nga mbyllja e komunës paralele të Skenderajt në veri, objekti ishte nën pronësi të Trepçës

spot_img

Një tjetër komunë paralele është mbyllur të mërkurën në veri, komunë kjo e cila vepronte për komunën e Skenderajt.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se është bastisur objekti i kësaj komune.

“Është një komunë paralele në veri që vepron për pikën e Skenderajt. Jemi futur brenda dhe po kontrollojmë ka shumë mundësi që kjo komunë do të mbyllet,” tha Elshani të martën.

Lidhur me këtë rast policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të tjera. Rasti është cilësuar si “falsifikim i dokumenteve”.

“Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara”, thuhet në raport.

Policia ka shtuar se rasti vazhdon të hetohet.

Prokurori ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img