spot_img

Detaje për Ligjin e ri: Janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik

spot_img

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje lidhur me miratimin në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Sipas Aliut, nëpërmjet këtij ligji janë rritur gjobat në trafikun rrugor.

“Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbraztësira ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në mungesë të anëtarësimit në këto dy Koventa, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji:”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje, ai ka përmendur edhe ndryshimet që janë bërë në përmes këtij Projektligji.

“Transpozon pjesërisht Direktiven 2015/413 të datës 11.03.2015 që ka të bëjë me lehtësimin e shkëmbimit të informative ndërkombtare në çështjet e gjobave të lidhura me sigurinë në trafik; Në përgjithësi janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik.  Kundërvajtjet në trafik janë të përshkallzuara; Janë të përcaktuara dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun e trotineteve elektrike.   Dispozitat që rregullojnë veprimet në autoudhë ku parashihen ngritjet e gjobave për shkak të rrezikshmerisë.  Dispoziatat për drejtimin e mjetit motorik ku janë përshkallëzuar gjobat pa patentë shoferë dhe me patentë shofer jo valid.  Përcaktimi i përdorimit të video incizimeve si provë e shkeljeve nga pjesëmarrësit në trafik. Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave elektronike;  Bartja e përgjegjësisë tek pronari i automjetit, për rastin kur nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor;  Dispozitat e veçanta ndaj shoferëve që ndosin rrugën me rrotat me baltë nga rruga e dheut, vendpunishtja dhe çfardo materiali që e ndotë rrugën;   Rregullimi i dispozitave lidhur me çështjen e masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik” për përsëritësit e shkeljeve.  Pasojat juridike të dënimeve janë rregulluar në mënyrë të detajuar”, ka shkruar Aliu në një postim në “Facebook”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img