spot_img

Detaje rrëqethëse: 21 vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në Gjilan ishte fëmija i vetëm i familjes, kishte lindur pas 12 vitesh martesë

spot_img

Pak metra larg shtëpisë së tij në lagjen “Arbëria” të Gjilanit, fëmija i vetëm i familjes, Egzon Rafuna 21-vjeç, u privua nga jeta me armë zjarri.I plagosur mbeti 29-vjeçari Valdrin Halimi nga fshati Pogragjë.Gjashtë persona u përfshinë në një përleshje të armatosur, që përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.

Sipas policisë, personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40 në afërsi të shtëpisë së viktimës, Egzon Rafuna.E një ditë pas tragjedisë, lagjja “Arbëria” në Gjilan frekuentohej nga shumë njerëz të cilët vinin për kryeshnosh. Familjarë të viktimës thanë se nuk i dinë arsyet sesi erdhi vrasja, por pohuan se 21-vjeçari i ka vdekur babait në duar.

“Ngjarja ka ndodh shumë afër shtëpisë së tij, babai i djalit i ka dëgju krismat që kanë gjujt nga një veturë e tipit Golf II, ka dal babai edhe e ka pa djalin shtritë në tokë, i ka vdek në krah babës së tij”, tha një familjar i viktimës për Gazetën Express.I pyetur se cila ishte arsyeja pse 21-vjeçari kishte dalë nga shtëpia, familjari i viktimës tha “Ka pas me shku te axha i tij”.

Familjarët e tij pohuan se nuk kanë qenë në dijeni se i riu ka pasur mosmarrëveshje me dikë dhe se nuk e njohin grupin e të rinjve që u përleshën me armë zjarri.Familjarët thanë se Egzon Rafuna ishte fëmija i vetëm i familjes dhe lindja e tij kishte ndodhur pas 12 vitesh martesë.Gazeta ka biseduar edhe me familjen e Valdrin Halimit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, i cili është plagosur mbrëmë, por familja nuk ka pranuar të prononcohet për media.Familja ka konfirmuar se 29-vjeçari i plagosur është në gjendje të mirë shëndetësore.Për vrasjen e mbrëmshme, policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, me vendim të prokurorit të njëjtit ndodhen në ndalim.Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” , ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, policia ka konfirmuar se janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Motivi i ngjarjes mbetet akoma i paqartë.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img