spot_img

Detaje të reja nga vrasja në Serbi, i dyshuari para se të fillonte sulmin kishte debatuar me një polic

spot_img

Tetë persona mbetën të vrarë, e 14 të tjerë të plagosur pas sulmit të dytë masiv që ndodhi brenda kësaj jave në Beograd të Serbisë, raporton BBC.

Përderisa në vrasjet e para i arrestuar mbeti një i mitur, në rastin e dytë njoftimet zyrtare të policisë serbe tregojnë se personi i dyshuar për vrasjet e së enjtes është një 21-vjeçar.

U. B. dyshohet se sulmin e tij e filloi pas një debati që pati me një oficer policie në një park në fshatin Dubona të Beogradit.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë, arrestimi i të dyshuarit u bë sot në mëngjes, rreth orës 08:40, pranë Kragujevacit.

Pas vrasjeve që dyshohet që i kreu, U. B. deri para pak orësh ishte në kërkim policor.

Siç raportojnë mediat lokale serbe, për gjetjen e tij u angazhuan mbi 600 zyrtarë policor, përderisa në terren ishin parë edhe helikopter e dronë që kërkonin të dyshuarin.

Në zonën ku ndodhi ngjarja raportohet se ishin vendosur disa postblloqe policore që kontrollonin në detaje veturat që kalonin andej pari.

Raportimet e mediave serbe bëjnë të ditur se i arrestuari filloi të qëllonte mbi njerëzit me një armë automatike nga një veturë që ishte në lëvizje.

Qytetarët tregojnë se me të dëgjuar të shtënat, menjëherë janë mbyllur në shtëpitë e tyre, teksa shprehen se është për të ardhur keq ajo që ka ndodhur.

Nga ora 10:30, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarë të tjerë të qeverisë serbe u njoftua që do të mbajnë një konferencë për media për t`u adresuar lidhur me ngjarjen.

Sipas televizionit publik serb, RTS, të gjithë të lënduarit e pranuar në spital kanë lindur pas vitit 2000.

Po ashtu raportohet se dy persona të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë operuar, por mbeten në gjendje kritike.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujiçiq, dhe kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë, Aleksandar Vulin, thuhet se kanë udhëtuar në zonën ku ndodhi sulmi në orët e para të së ditës së sotme.

Ky është sulmi i dytë masiv që ndodhi brenda javës në Beograd, ku numri total i viktimave në të dyja rastet është 17 persona, në mesin e tyre disa të mitur.

Pak ditë më parë, një adoleshent vrau nëntë persona në një shkollë në Beograd.

I dyshuar në këtë ngjarje është një djalë 13 vjeçar, i cili vrau tetë bashkënxënës në shkollën e tij, si dhe një roje sigurie, e po ashtu la disa të tjerë të plagosur.

Ai u raportua se është arrestuar, e nën pranga të policisë mbetën edhe prindërit e tij.

NGJARJE TË TJERA

spot_img