Reperja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana, tani e sa kohë është në lidhje me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi.
Dortmundi ka arritur ta siguroj sonte finalen e Ligës së Kampionëve, në një përballje kundër PSG-së.
Loredana menjëherë ka reaguar duke iu gëzuar kësaj fitoreje.
Ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram, fotografine e ekipit gjerman që e kanë shkrepur pas fitores, ku e ka shoqeruar me një ‘’emoj’’ me lot në sy nga gëzimi, ku ka lënë të kuptohet se edhe ajo sikurse ‘’emoji’’ po e përjeton triumfin e gjermanëve.
Reperja është fanse e madhe e të dashurit të saj dhe nuk mungon në asnjë ndeshje të tij. /IndeksOnline/