spot_img

Dimal Basha shfajësohet për shkrimin anti UÇK, thotë se po bëhet propagandë kundër tij si dikur kundër Rugovës

spot_img

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka cilësuar si “raportim të rremë” lajmet që publikuan një hulumtim në bashkautorësi të tij, e i cili fliste kundër UÇK-së.

Basha ka vazhduar të njëjtën retorikë kundër mediave, duke i sulmuar ato dhe duke i lidhur me Beogradin.

“Për dy mandate kam bërë beteja të mjaftueshme në këtë Kuvend dhe jashtë tij dhe portalet e shumë të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar kurrë duke më ofenduar në mënyrë më të ulëta të mundshme, përfshirë këtu edhe duke përdorur burime nga gazetat e Beogradit për të më sulmuar mua. Kjo s’është sot. Të njëjtit e kanë bërë të njëjtën propagandë kundër zv/kryeministres Gërvalla me vite të tëra, vajzën e heroit”.

Basha pretentoi se po sulmohet me “të pavërteta” nga caqe të caktuara dhe tha se po sulmohet sikurse ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Të njëjtit edhe presidentin historik Rugova dikur e quanin tradhtar. Po të njëjtit vazhdojnë me ofendime ndaj kryeministrit Kurti, duke e quajtur atë “njeri i Serbisë” dhe ju lutem mos harroni se i keni të njëjtat burime, të njëjtat qarqe që kanë lobuar edhe për ndarjen e Kosovës e të njëjtit e kanë krijuar edhe Listën Serbe, kanë lobuar për krijimin e Listës Serbe. Është shumë me rëndësi për qytetarët e Republikës me pa se nga vijnë këto sulme”.

“Duhet kuptuar që unë s’jam ndal asnjëherë dhe nuk do të ndalem dhe puna ime vlerësohet për këto gjashtë vite për secilin që do me pa për punën që kam bërë. Në asnjë moment s’kam marrë asnjë vendim as një veprim që shkon kundër interesave të kësaj Republike”.

Ai ka mohuar se në pjesët ku folët për UÇK-në në hulumtimin e publikuar më 2012 nuk ka kontribuuar, duke thënë se një kolege e tij ka qenë autore.

“Edhe tema ime e diplomës që kam master gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë. Asnjë fjalë të vetme s’e gjeni për UÇK-në. Pra, mbulon vetëm temën e depërtimit të islamit fundamentalist në Europën juglindore me fokus Kosovën. Të njëjtën e thotë edhe profesoresha në fakultetin ku kam studiuar për Bachelor dhe ku kam dërguar me email dhe e cila personalisht ka dërguar një email demantues te mediat se unë kam dorëzuar për publikim vetëm hulumtimin që trajton depërtimin e islamit fundamentalist në Kosovë dhe mbaj përgjegjësi vetëm për këtë pjesë. S’kam shkruar asnjë fjalë e fjali nga kapitujt tjerë”.

“Këto akuza dhe lidhjet e mia me raportin e Dick Martyt janë shumë të ulëta dhe rënduese për mua, por edhe për qytetarët e Kosovës sepse sa për dijeninë tuaj, unë në vitin 2010 kam publikuar shkrim, ku kam bërë thirrje që të luftohet ky raport sepse do të na kushtojë shumë si popull”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img