Futbollisti portugez i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij, Andre Silva, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë me automjet në veri të Spanjës.
Sipas autoriteteve, Lamborghini i tyre ka devijuar nga rruga dhe është përfshirë nga flakët në orët e para të së enjtes. Jota, 28-vjeçar, ishte një nga yjet e The Reds dhe një ndër lojtarët kyç në fitimin e Ligës Premier në sezonin 2024/25.
Aksidenti tragjik ndodhi ndërsa ai dhe vëllai i tij po udhëtonin drejt Britanisë, pas një pushimi pas martesës së tij me të dashurën e fëmijërisë, Rute Cardoso. Guardia Civil spanjolle konfirmoi për Associated Press se dy vëllezërit u gjetën të pajetë pranë qytetit të Zamoras.
Policia po heton shkaqet e aksidentit, duke përjashtuar përfshirjen e ndonjë automjeti tjetër, dhe thanë se vëllezërit ishin vetëm në makinë. Trupat e tyre aktualisht po nënshtrohen analizave forenzike.