Këta janë babë e bir, Shefki dhe Hamdi Bylykbashi nga fshati Zvezdë i Maliqit.
Në foto është 77 vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili me sende të forta ka qëlluar të birin në kokë, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur për vetëmbrojtje, për shkak se 50-vjeçari ka tentuar ta hedhë në pus dhe 77-vjeç e ka goditur në kokë me çekiç.
Mësohet se viktima ishte i divorcuar nga bashkëshortja, si dhe jetonte në Gjermani dhe kishte vetëm disa muaj që ishte kthyer në Shqipëri.
Për shkak të divorcit, konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa ditën e djeshme është konfliktuar me babain duke tentuar ta shtyjë në pus, më pas 77-vjeçari Shefki Bylykbashi e ka goditur të birin me çekiç që përdoret për thyerjen e gurëve.