spot_img

DnV thotë se intesimi i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit është minimal, ka kritika për KQZ’në

spot_img

“Demokracia në Veprim” ka njoftuar se po vëzhgon procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

DnV thotë se vëzhguesit e tyre kanë vizituar pothuajse të gjitha qendrat e votimit të hapura në këtë pjesë dhe sipas tyre të gjitha qendrat e votimit që janë vizituar deri tani, janë hapur me kohë dhe komisonerët kanë qenë të pranishëm.

“Policia e Kosovës është prezente dhe po garanton sigurinë e procesit.”

DnV bën të ditur se procesi i votimit, deri në orën 09:00 është i qetë dhe nuk është vërehet interes nga qytetarët për pjesëmarrje në proces të votimit.

DnV ka kritikuar KQZ’në se është vonuar për të informuar qytetarët për vendndodhjen e qendrave të votimit. Po ashtu, ka thënë se disa qendra të votimit nuk mundësojnë qasje për persona me aftësi të kufizuar.

“Sa i përket administrimit të procesit, KQZ është vonuar me informim për qytetarët lidhur me vendndodhjen e qendrave të votimit, meqë ky vendim është marrë vetëm një ditë para procesit të votimit. Gjatë vizitave të vëzhguesve nëpër Qendra të Votimit është vërejtur se disa prej tyre nuk mundësojnë qasje për persona me aftësi të kufizuar dhe për persona që janë në moshë të shtyer.”

DnV thotë se kamerat janë vendosur në atë pozicion që mund ta cenojnë fshehtësinë e votës.

“Poashtu është vërejtur se në të gjitha vendvotimet ka të vendosura kamera të sigurisë, ndërkohë që kabinat e votimit janë të vendosura në pozicionin që mund t’a cenojnë fshehtësinë e votës dhe mund të shihen si intimidim nga votuesit. instruksionet për vendosjen kabinave të votimit në këtë mënyrë janë përfshirë në udhëzuesit që KQZ ka përgatitur. Kjo është hera e parë që qytetarët do të votojnë nën survejimin e kamerave.”

NGJARJE TË TJERA

spot_img