spot_img

Flet drejtori i ShKK-së/ A kishte tentim sulmi ndaj Granit Plavës dhe a është gjetur litar ?

spot_img

Zhvillime të reja dramatike po përcjellin ngjarjen e rëndë të vrasjes së 30-vjeçares Liridona Ademaj, natën e 29 nëntorit, e cila dyshohet se u vra me armë zjarri nga tashmë i arrestuari, Granit Plava. Ky i fundit, dyshohet se armën drejt Liridonës e shkrepi me porosi të Naim Murselit – bashkëshortit të viktimës, i cili dyshohet se pagoi 30 mijë euro për ta privuar nga jeta bashkëshorten, raporton Gazeta Sinjali.

Siç konfirmon drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, i dyshuari Granit Plava, ka qenë cak i një tentim-sulmi gjatë qëndrimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur kontakt fizik mes të burgosurve të tjerë dhe Plavës, pasi gardianët kanë ndërhyrë menjëherë.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit me sulmu, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është i ndishëm, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tenim ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë Dibrani.

Lidhur me raportimet se Plavës i është gjetur edhe një litar brenda dhomës, Dibrani e ka mohuar. Ai ka thënë se i paraburgosuri ka tentuar ta dëmtojë batanijen në dhomë, por që nuk ka pasur elemente se ai ka dashur ta lëndojë veten.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, deklaroi më tutje Ismajl Dibrani për Nacionalen.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës e ka mohuar gjithashtu se Granit Plava ka pasur mundësi të ketë kontakt me Naim Murselin e Kushtrim Kokallën.

“Në asnjë rrethanë, ka pasur informacione se kanë qenë në një dhomë. Të gjitha mediat e dinë që në Burgun e Sigurisë së Lartë, të gjitha dhomat janë 1-she, dhe nuk ka asnjë kontakt mes personave”, tha ai për Nacionalen.

Si rezultat, tre të dyshuarit për rastin e Liridona Ademajt janë shpërndarë në burgje të ndryshme

“Për shkaqe sigurie dhe për shkaqe se rasti është i ndishëm kemi vendosur që këta persona t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, përfundoi Ismajl Dibrani.

Dje gjatë ditë Gazeta Sinjali ka publikuar pamje ekskluzive nga nata kritike në restorantin ku po darkonin familja Murseli. Sipas këtyre pamjeve, shihet se ata hyjnë brenda restorantit dhe ulen për të vazhduar më tej me darkën.

Gazeta Sinjali po ashtu ka siguruar edhe pamjet ekskluzive ku shfaqet në të njëjtin restorant edhe i dyshuari për vrasjen e Liridonës, Granit Plava.

Pamjet tregojnë se Plava futet në restorantin ku po darkonin familja Murseli pak pas tyre dhe i njëjti është kamofluar me një kapelë në kokë.

Pas përfundimit të ndejës së tyre, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me veturën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ e ku gjoja u kanë dalë në pritë grabitësit e armatosur, që në fakt ishte Plava, i cili dyshohet se e qëlloi nga afërsia Liridonën me plumb në qafë.

Darkën para tragjedisë, e ka përmendur edhe babai i të ndjerës, Hajdar Ademaj, i cili ka deklaruar se para se të nisej për në Prishtinë, Liridona kishte qëndruar për vizitë te familja e saj në Gjakovë.

Ademaj tha se Liridona e kishte njoftuar se bashkë me Naimin do shkojnë për të ngrënë bukë në Graçanicë.

“At ditën e mram, ka thënë babë po shkoj. I thash ku, tha tek shpija babë. Jo babë po shkoj tha. U shku. Kur ka mbërri ai në Prishtinë atje e ka thirr burrin e vet i ka thënë ku je thotë erdha në Gjakovë për me ju bë befasi fëmijëve që jom ardh me ju marr. Sonte babë tha a e din se ku jena tu dasht me shku, tha jemi ka dojmë me shku në Graçanicë me hangër bukë. Thashë u ba e të fala Naimit. Kur u bë 20:15 minuta kam ndi që u vra qika” ka thënë pas aktit tragjik, Hajdar Ademaj.

Kujtojmë që, fillimisht Naim Murseli pati deklaruar se ai ka arritur që të arratiset me fëmijët, ndërsa më pas ka dëgjuar të shtënën që e la të vrarë në vend Liridonën.

Por, ai nuk qëndroi në cilësinë e viktimës as për 48 orë, pasi menjëherë pas varrimit të Liridonës, më 1 dhjetor, Naimi u arrestua si i dyshuar për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij.

Bashkë me të në pranga ranë edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjar i Naimit. Tre të dyshuarit kanë inskenuar një grabitje të armatosur, çka bëri që rasti fillimisht të cilësohej si ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.

E, në vazhdën e zhvillimit të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë të 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës, ka kryer sot një aksion policor në fshatin Novosellë të Gjakovës, me ç’rast ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj.

Dodaj dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Kujtojmë se trupi i të ndjerës, Liridona Ademaj, të hënën u zhvarros nga varrezat e fshatit Cërmjan, për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Kjo vrasje e rëndë ka tronditur qytetarët, shoqërinë civile dhe akterët e fushës së politikës, të cilët kanë reaguar ashpër duke kërkuar dënim maksimal për kryesit e veprës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img