Drita fiton ndaj M-Technologie

spot_img

Drita ka mposhtur M-Technologien, të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16 në Superligën A, femrat.

Ekipi gjilanas fitoi me rezultat 0:3 (20:25, 19:25, 8:25), si mysafir i rivaleve nga Prishtina, në një fitore të pastër që i ndihmon të shtojë diferencën në krye të tabelës.

Kryqytetaset rezistencën më të fortë e treguan në setin e parë, por e gjetën të pamundur në vazhdim të evitonin disfatën nga kampionia në fuqi e Superligës A.

Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 45 pikë dhe zë pozitën e parë, me dhjetë pikë më shumë se Skenderaj në pozitën e dytë, por vashat e trajnerit Ylli Kadriu kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, M-Technologie mbetet në kuotën e 18 pikëve në vendin e katërt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img