spot_img

Drita me mund të madh mund Fushë Kosovës

spot_img

Drita i ka dhënë fund serisë negative, duke u rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat minimal 1-0.

Drita e nisi furishëm pjesën e parë duke dominuar skuadrën mysafire me shumë raste të mira shënimi.

Almir Ajzeraj i pari rrezikoi me kokë, por që goditja e tij u prit nga Rugji.

Raste të mira patën edhe Blerim Krasniqi, Blend Baftiu, Albin Prapashtica e Besnik Krasniqi, por që goditjet e tyre ose priteshin nga Rugji ose përfundonin jashtë portës.

Kësisoj me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para.

Drita vazhdoi me lojën sulmuese edhe në pjesën e dytë duke kërkuar me ngulm golin e epërsisë.

Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 85-të, kur Yll Ibrahimi asistoi bukur te Besnik Krasniqi i cili realizoi me kokë për 1-0.

Me këtë fitore Drita vazhdon të jetë në pozitën e dytë në tabelë me 25 pikë, katër më pak se Ballkani që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, derisa Fushë Kosova është e parafundit në tabelë me 10 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Drita e zhvillon në udhëtim te Prishtina në kryeqytet, derisa Fushë Kosova përballet në Lipjan me Dukagjinin e Klinës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img