spot_img

Llapi rikthehet te fitoret, mposht Feronikelin 74, Liria i merr pikë Prishtinës

spot_img

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Llapit është rikthyer te fitore, në ‘Zahir Pajaziti’ ekipi i Tahir Batatinës ka mposhtur Feronikelin 74 me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Hamdi Namani në minutën e 29-të.

Llapi është në vendin e tretë, kurse Feronikelit ’74 të tetin.

Liria ka arritur të marrë një barazim të madhe 2-2 ndaj Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Prizrenasit kanë bërë një rikthim të madh në shtëpi duke ardhur nga disavantazhi 0-2, për të marrë një pikë pas një barazimi 2-2.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të Prishtinës, e cila përveç rasteve të shumta arriti të shënoj edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tre minutave dhe ishte Jalen Miller Blesa, i cili shënoi për 0-1, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë ishte Leotrim Kryezii që shënoi për 0-2 duke dërguar ekipin e tyre në pushim me epërsi komode.

Megjithatë, pjesa e dyta tregoi krejt tjetër fytyrë, pasi vendasit e Lirisë hyrën furishëm duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar dy gola për barazimin e rezultatit, ndërsa Prishtina u zu në befasi duke mos arritur ta ruajnë rezultatin.

Fillimisht ishte Andri Stefa (75’) që shënoi nga penallti për 1-2, ndërsa Aprocius Petrus Megameno (84’) u përkujdes me një gol të bukur të barazoj shifrat në 2-2 dhe deri në fund nuk pati më gola dhe skuadrat morën nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh veten në pozitën e pestë me 18 pikë, ndërsa Liria renditet e fundit me nëntë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret Dritën, ndërsa Liria udhëton te Feronikeli ’74.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img