spot_img

Duke dhënë intervistë Armend Zemaj përfshihet në incident fizik – reagon Astrit Gashi!

spot_img

Analisti politik Astrit Gashi ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes tij dhe një qytetari.

Në reagimin e tij, Gashi ka theksuar se Policia e Kosovës është njoftuar menjëherë dhe se ka marrë pamjet e plota të xhiruara nga kamerat, me qëllim që të hetohet rasti deri në fund.

“Për të lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do të lëshohem në detaje të incidentit. Si individ dhe media ndjejmë keqardhje të thellë për incidentin dhe mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me organet e rendit për zbardhjen e plotë të rastit,” – ka shkruar Astrit Gashi.

Gashi theksoi se intervista ishte planifikuar në kuadër të programit të tij medial, por situata ka marrë përmasa të papritura. Ai ka apeluar për qetësi dhe për respektimin e institucioneve ligjzbatuese gjatë procesit hetimor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img