spot_img

Dy aksidente tragjike brenda 4 muajve: A kanë licencë autobusët që qarkullojë në Kosovë dhe jashtë?

spot_img

Brenda një periudhe katër mujore dy aksidente të rënda trafiku bënë që të humbin jetën shumë shqiptarë.

Njëri prej këtyre aksidenteve ndodhi në muajin korrik në rajonin e Kroacisë ku pa shenja jete mbetën dhjetë persona, të cilët jetonin jashtë vendit.

E pa kaluar shumë kohë një aksident tjetër ndodhi së fundi në Bullgari, ku 45 persona humbën jetën, thuajse të gjithë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Në mesin e viktimave pati edhe fëmijë, e familje të cilat u shuan tërësisht.

Derisa hetimet lidhur me këto aksidente janë duke vazhduar ende, lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të kuptuar se si është e rregulluar çështja e licencave të autobusëve që qarkullojnë brenda dhe jashtë Kosovës.

Nga kjo ministri kanë deklaruar se çështja e licencave është e rregulluar sipas ligjit nr. 04/L-179 si dhe të harmonizuara sipas kritereve të dhëna edhe në Bashkimin Evropian.

“Çështja e licencave është e rregulluar sipas ligjit nr. 04/L-179 për transportin rrugorë dhe udhëzimin administrativ 07/2015 i cili e përcakton qartë se si duhet të pajiset me licencë, andaj këto udhëzime janë të harmonizuar sipas kritereve që janë edhe ne BE. “, u tha në përgjigjen e ministrisë.

Sipas ministrisë kur bëhet fjalë për operime jashtë vendit, këtu duhet të kihet parasysh që para se operatori të fillojë linjën për operim ai duhet të marrë leje në vendin e destinimit, por edhe të vendeve transite pa u kompletuar me të gjitha lejet përkatëse ai nuk mund të filloj operimin në linjat ndërkombëtare.

“Janë te përcaktuara me legjislacionin në fuqi edhe aktet nënligjore për operim në transportin brenda dhe jashtë vendit, kur bëhet fjalë për operime jashtë vendi, këtu duhet të kemi parasysh që para se operatori të filloj linjën për operim ai duhet të merr leje në vendin e destinimit, por edhe të vendeve transite pa u kompletuar me të gjitha lejet përkatëse ai nuk mund të filloj operimin në linjat ndërkombëtare”.

Në tërë territorin e Kosovës tani për tani autobusët të cilët janë të regjistruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë 1 mijë e 541.

Sa i përket transportit ndërkombëtarë nga këta autobusë janë 496 që kanë të drejtën të dalin jashtë vendit në bazë të licencimit.

“Kur bëhet fjalë për numër ata mund edhe te lëvizin sepse kemi te bëjmë me mjete te lëvizshme apo ma mirë me thënë mjete që amortizohen kohë pas kohe, në tërë territorin e Kosovës autobusët te cilët janë të regjistruar në MPB gjithsej janë 1541, ndërsa në transportin ndërkombëtar janë 496 mjete që kanë te drejtën të dalin jashtë vendi sipas licencimit”, theksohet nga Ministria e Mjedisit dhe Zhvillimit Hapësinorë.

Duhet përkujtuar që në kuadër të lëvizjes së autobusëve zhvillimeve të shumta ka patur gjatë viteve që lamë pas.

Ndër to ishte edhe situata pandemike me COVID-19, ku thuajse të gjitha linjat qarkulluese të autobusëve patën ngritje të çmimeve të biletave. Këto ngritje çmimesh ishin brenda territorit të Kosovës, por edhe jashtë saj.

Pavarësisht kësaj janë të shumtë qytetarët të cilët zgjedhin autobusët si mjet të udhëtimit, sidomos në vendet e Evropës, apo në vende të ndryshme turistike në të cilat ata vendosin të shkojnë.

E mjet i padiskutueshëm udhëtimi është padyshim edhe brenda qytetit të Prishtinës e brenda territorit të gjerë të Kosovës./Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img