spot_img

“Më hoqi pantallonat, në shtëpi u ktheva vetëm me sutjena”/ Flet vajza që Klodian Çalamani tentoi ta përdhunonte

spot_img

Vrasja mizore e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani ka tronditur mbarë vendin. Po ashtu kjo ngjarje e rëndë ka shërbyer për zbardhjen e të kaluarës së errët të Çalamanit. Një detaj nga e shkuara e tij lidhet me tentativën për të përdhunuar një vajzë 16-vjeçare, ngjarje e ndodhur para shumë vitesh. Në lidhje me këtë ka folur edhe vetë “viktima” e asaj kohe, viti 2006.

Ajo tregon si është futur në banesën e Klodianit dhe së bashku me Florian Vasiun, ky i fundit xhaxhai i Mateos, e kanë mbajtur peng. Ajo mundi të shpëtonte atëhere falë ndërhyrjes së Ligor Vasiut, babait të 8-vjeçarit Mateo.

“Klodi më ngriti bluzën por nuk ma hoqi dot pasi nuk e lashë. Më pas ka ardhur i vëllai i Florianit, i cili quhet Ligor Vasiu, u tha atyre që çfarë po i bëni kësaj. Ata i thanë që s’ke punë ti se çfarë po bëjmë ne. Më pas me ndihmën e Ligorit jam larguar për në shtëpinë time. Në ato momente më kapi prej bluze Klodi. Unë u ula dhe bluza i ngeli në dorë Klodit dhe në shtëpi kam shkuar vetëm me sutjena. Më pas më ka shoqëruar policia për në komisariat. Dua të them se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, më ka marrë në telefon Flori ku në telefon ka folur nëna ime, ku Flori i ka thënë që mos denonco në polici se do t’u q* ropt, si dhe dua të them që ata tentuan të kryenin marrëdhënie me mua por nuk arritën dot që ta realizonin qëllimin e tyre dhe ishte fati im që erdhi Ligori”- thuhet në dëshminë e vajzës, që është publikuar nga gazetari Spartak Koka.

Vajza 16-vjeçare ka qenë fqinje me familjen e Çalamanit dhe të familjes Vasiu. Aktualisht ajo nuk banon më në Shqipëri.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img