Dy femra nga Prishtina janë duke u ankuar se një familjarit të tyre si pasojë e nglizhencës mjekësore i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe pastaj ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:50.
Me rastin tashmë është duke u marrë prokuroria e shtetit.
“Prishtinë 16.07.2020 – 20:50. Me datën 22.07.2020 dy ankueset femra kosovare kanë deklaruar dhe shprehë dyshime se viktimës për shkak të neglizhencës së stafit mjekësor iu ka përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka vdekë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës për këtë rast.