spot_img

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

spot_img

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, makina e 27 vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj.

Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27 vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë me ish kryebashkiakun, Bledjon Nallbati.

“Jeta ime është në rrezik. I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet). Pas konfliktit m’u dogj makina e parë.

Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale, por ja që ngjarja po përsëritet.

Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.”- shprehet 27-vjeçarja Dezi Arapi” mësohet të ketë thënë Deizi Arapi.
Por kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. 27 vjeçares në vitin 2018, i është djegur edhe një makinë tjetër , tip “Smart”.

Por kush është Deizi Arapi?

Deizi Arapi nuk është një emër i panjohur për policinë. Rreth një muaj më parë 27 vjeçarja është arrestuar për prishje të qetësisë publike.

Ajo u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht, pasi gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet. Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu. Por jo vetëm kaq.

Deizi së bashku me motrën e saj, Xhesika Arapin, janë bërë të njohura në rrjetet sociale ku shpesh tregonin për jetën e luksit që bënin porn ë fakt e vërteta qëndronte ndryshe.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, nëna e saj prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit. Ajo është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.

Këto janë dy botët e Diezit dhe motrës së saj, në njërën anë jeta e luksit në rrjetet sociale dhe nga ana tjetër skamja në të cilën kanë jetuar prindërit e saj./ CNA.al

NGJARJE TË TJERA

spot_img