spot_img

Dy të arrestuar nga aksioni në “Pallatin e Rinisë”

spot_img

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni i cili është duke u zhvilluar sot me urdhër të Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, nën dyshimin “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rinisë’.

Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me ‘Keqpërdorimin e detyrës zyrtare’. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka thënë Kozmaqi. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img