spot_img

Dyshohet se kreu akt seksual me një 16-vjeçare: I caktohet një muaj paraburgim nga gjykata e Ferizajt

spot_img
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 15 prill 2024, rreth orës 20:00 – 21:00, përkatësisht në shtëpinë e tij në Gjilan e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën të mitur, e cila pra ishte e moshës 16 vjeçare edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeçe, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën të mitur me pëlqimin e saj.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

“Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img