spot_img

E miraton qeveria, nga 100 euro për punëtorët, pensionistët e studentët

spot_img

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat mbështetëse të Pakos së Ringjalljes ekonomike me mbi 100 milionë euro, nga të cilat përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se këto masa synojnë zbutjen e barrës financiare të këtyre ditëve.

“Ky 100 milionësh sivjet është vazhdimësi e 300 milionëshit të vitit të kaluar nga i cili kanë përfituar mbi 740 mijë qytetarë”, tha Kurti.

Ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mbështetja për skemat pensionale, sociale dhe sektorin publik, bëhet me pagesa të rregullta gjatë këtij muaji.

“Masat e ndërmarra përfshijnë dyfishimin e vlerës të asistencës sociale për muajin prill, mbështetjen me 100 euro për gjithë punëtorët të sektorit privat dhe publik që kualifikohen për përfitim dhe që marrin pagë deri në 1000, dhe gjithë studentët në universitet publike e private. Mbështetja për skemat pensionale e sociale dhe sektorin publik bëhen me pagesa të rregullta gjatë këtij muaji.

“Meqë s’kemi të dhëna bankare për punëtorët e sektorit privat, do të hapen forma të aplikimit dhe do të bëhen verifikime në mënyrë që të mos ketë përfitues më shumë se 1 herë apo të parandalohen situata kur dikush mund të abuzojë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

NGJARJE TË TJERA

spot_img