spot_img

“E papranueshme!”, eurodeputetja von Cramon: Serbia po bllokon dialogun me Kosovën

spot_img

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është optimiste për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, eurodeputetja gjermane thotë se shpreson që të arrihet shumica e votave edhe në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme, në mbledhjen e muajit maj. Megjithatë, ajo shton se disa shtete janë më kritike, pasi kërkojnë përparim në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Eurodeputetja kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin pa kushte të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Sipas saj, Lista Serbe ka gabuar kur ka kërkuar bojkotimin e procesit të votimit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave veriore, derisa thekson nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pas përfundimit të këtij procesi.

“Kam dëgjuar se disa shtete anëtare mund të jenë më kritike se sa kanë qenë disa muaj më parë, por nuk mund t’ju them në mënyrë të veçantë sa kritik do të jenë”, thotë ajo.

Sipas saj, dialogu me Serbinë është vendimtar për zhvillimin e Kosovës dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Von Cramon nënvizon nevojën që të ketë progres më të shpejtë nga dy palët për zbatimin e ujdive të dakorduara.

Megjithatë, ajo kritikon Serbinë se nuk po bënë asnjë lëvizje për zbatimin e marrëveshjeve, përkundrazi po angazhohet aktivisht që të shkel nenet e saj, derisa përmend angazhimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Unë do të shpresoja që të shohim përparim në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë (ASM), por përndryshe, dua të them se të gjithë jemi të vetëdijshëm pse nuk po ecën përpara. Sepse Serbia nuk ka bërë asnjë lëvizje të vetme dhe, përkundrazi, ata madje po bllokojnë tani ose po përpiqen të bllokojnë, gjë që për të cilën nuk mendoj se do të ketë sukses në aplikimin e Këshillit të Evropës dhe kjo është absolutisht e papranueshme”, thekson Von Cramon.

Duke folur për arsyet e dështimit të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian thotë se në rrethanat aktuale politike ka qenë e vështirë të arrihet diçka. Siç thotë ajo nuk është faji i ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak, që nuk ka lëvizur asgjë në drejtim të zbatimit marrëveshjeve, pasi palët s’kanë vullnet politik për një gjë të tillë.

Megjithëse Serbia nuk po zbaton pjesën e saj të marrëveshjes, Von Cramon thotë se Kosova ka mundur të jetë më shumë pragmatike.

“Ne kemi parë se ishte mjaft e vështirë në rrethanat aktuale politike të arrihej diçka. Nuk do të thosha se është faji i Lajçakut. Unë shoh se edhe të dërguar të tjerë specialë si ai i Britanisë apo i Francës janë në rrugë. Unë shoh që shumë bashkëbisedues amerikanë janë këtu, por ende asgjë nuk lëviz. Pra, nuk i takon Lajçakut ta realizojë. Mendoj se duhet shumë vullnet politik nga kjo anë, por edhe në Beograd. Nuk po them se Beogradi është i gatshëm, por të paktën këtu mund të shohim pak më shumë pragmatizëm. Por përndryshe mendoj se kur shikojmë veriun, për shembull, shumë gjëra kanë ndodhur atje, referendumi ka dalë, Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë. Mendoj se ky është një gabim i madh. Pra, këtu nëse flasim për masat dhe nëse flasim për atë që ndodhi më pas, tani jemi në një pikë ku do të thosha se duhet të heqim masat. Nuk ka më nevojë për masa kur pala kosovare ka bërë gjithçka që është kërkuar dhe unë do të thosha po, tani jemi gati”, thotë ajo.

Emisari i ri për dialogun, Von Cramon: Dikush që nuk ndikohet lehtë

Sa i përket zëvendësimit të Lajçakut në pozitën e ndërmjetësit të dialogut, Von Cramon thotë se është një person në përgatitje, që e njeh rajonin dhe që nuk është lehtë i ndikueshëm nga asnjëra palë.

“Mendoj se është një person në përgatitje. Pra, ka disa emra që përmenden. Nuk e di se kush do ta marrë emërimin përfundimtar apo kush do të votohet përfundimisht. Mendoj se duhet të jetë dikush që e njeh rajonin, dikush që është i aftë, por që nuk është gjithashtu shumë lehtë, si të thuash, shumë lehtë i ndikueshëm, sepse të dyja palët, natyrisht, kanë interesin e tyre shumë të fortë”, përfundon Von Cramon.

NGJARJE TË TJERA

spot_img