spot_imgspot_img

E rëndë: Ky është polici që vdiq sot në Prishtinë

spot_img

Ismet Isufi është zyrtari policor që u gjet i vdekur sot në Prishtinë. Ai u gjet i vdekur në veturën e tij, pasi e njëjta ishte aksidentuar.

Sipas Policisë, zyrtari policor, ka vdekur para se të bëjë aksident, nga një sulm në zemër.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë”.

“Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”.

Ndërkohë, familjarët e të ndjerit, janë shprehur të pikëlluar për lajmin.

“Sot për familjen tonë Isufi nga Keqekolla Malësia e Gollakut na erdh një lajm i papritur. U nda nga jeta djali i axhës, vllai i jonë Ismet Isufi. Ngushëllime të gjithë familjes tonë, miqve shokëve e dashamirëve tonë. Zoti të mëshiroftë o Ismet Isufi! Familjes tonë zoti i dhashtë forcë e gajret. Të gjithë jemi një ditë të bitë e vdekjes”, thuhet në njërin nga reagimet e familjarëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img