spot_img

E rëndë në Malishevë: 26-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

spot_img

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në fshatin Shkarashnik në Malishevë. ku një vajzë tentoi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 26-vjeçarja është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, viktima kishte prerë edhe venat në duar – por fatmirësisht pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja e saj është stabilizuar.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img