Shërbimi i inteligjencës ukrainase ka deklaruar se shtatë civilë kanë humbur jetën pasi trupat ruse qëlluan mbi një kolonë evakuimi në rajonin e Kievit. Ukraina akuzoi Rusinë se qëlloi mbi një kolonë të evakuarve civilë nga fshati Peremoha, raportojnë mediat e huaja.
“Pas sulmit, pushtuesit i detyruan mbetjet e kolonës të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”- tha shërbimi i inteligjencës në një deklaratë. Nga ana tjetër Rusia ka mohuar që të ketë në shënjestër civilët që nga fillimi i luftës.