spot_img

E rëndë | Trupi i Enver Bajraktarit u gjet i varrosur në arën me misër në Lipjan, zbulohen detaje tronditëse

spot_img

Në fshatin Baincë të Lipjanit, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë. Dyshohet për vrasje të rëndë, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, tha Ahmeti.

Më herët raportoi se trupi i viktimës është gjetur nga familjarët, ndërsa i njëjti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur.

Sipas informacioneve të para, Bajraktari u gjet i varrosur disa metra nën tokë, në një arë të mbjellë me misër – e madje edhe me disa dërrasa përmbi.

Të njëjtat burime, grupi që po e kërkonte Enverin ra në gjurmë, duke ndjekur rrugën kah ishte tërhequr zvarrë për t’u dërguar aty ku u varros.

Bazuar në disa dëshmi të familjes së tij, ai nuk ka pasur probleme e as ndonjë konflikt me ndonjë person të caktuar.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Konfirmimi i policisë:

Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar).Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.

Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë.

Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img