Morena Taraku prej disa vitesh po qëndron në Turqi, ku së fundmi ka bashkëpunuar edhe me një nga kompanitë më të mëdha atje për këngën “Fuck your location”.
Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, ku zbulon dhuratat që ka marrë, në të cilat shkruhej “Të dua”, në gjuhën turke.
Morena muaj më parë me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale kishte thënë se është në lidhje dashurie, por na mbetet ta zbulojmë se cili ia ka rrëmbyer zemrën.