spot_img

E vrau babai pasi dhunoi ish-gruan, “shpërthen” në lot rrjeti për Albert Krasniqin: Nuk më besohet që shkove

spot_img

Ekzekutimi i biznesmenit dhe menaxherit të grupit të famshëm “Babastars”, Albert Krasniqi ka nxitur shumë reagime nga emra të njohur në rrjete sociale.

Një prej tyre është reperi Skivi, një prej miqve më të ngushtë të Albertit, i cili reagoi menjëherë pas tragjedisë.

Skivi: “Buddy nuk po m’besohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? Në momentet më të mira e më të këqija gjithmonë ke qenë aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik që e kom pas najher n’jetë.U prefsh në paqe”.

Edehe reperi Gold AG i ka dedikuar një shkrim mikut të ndjerë në një fotografi ku shihet së bashku me babain e Albertit duke thënë se nuk ka fjalë për të përshkruar hidhërimin që po ndjen.

Edhe gazetari Visar Kalludra ka reaguar me një shkrim mjaft prekës për ish-biznesmenin.

“A bre daja jem nuk pom besohet qe na le vet, te kom pas si vlla… shume rond shume. Nuk po me besohet kurgjo e shume sene po me sillen ne kry. Jeta paska edhe ksi momente te randa e te pabesueshme.Zoti te meshiroft vllau jem, na jemi qenie te dobeta dhe spo muj me gjete fjal me pershkru dhimten qe nuk je ma ne mesin tone. Ngushllime familjareve dhe te gjithe atyre qe e njohen Albertin”, shkroi Kalldura.

Kujtojmë se Albert Krasniqi, biznesmeni që dyshohet se u vra pasditen e sotme nga babai i tij Skënderi, ishte në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Vrasja e biznesmenit erdhi pas një përplasje që ai pati paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Top Channel

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img