Të paktën 22 persona janë vrarë pas një sulmi në një universitet në Kabul. Mediat ndërkombëtare raportojnë se disa persona të armatosur u futën në universitet dhe vranë 22 persona.
Ndërkohë raportohet se përveç viktimave të plagosur kanë mbetur dhe dhjetëra persona të tjerë. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Afgane tha se sulmi u ndalua pas përplasjes me armë mes agresorëve, që mbetën të vrarë,dhe forcave të sigurisë
Sulmi filloi rreth kohës kur zyrtarët e qeverisë pritej të mbërrinin në kampus për hapjen e një panairi libri.
Talibanët mohuan përfshirjen dhe dënuan sulmin, por ende nuk dihet se kush fshihet pas kësaj tragjedie.
Dyshimet janë për Grupin e Shtetit Islamik, pasi kohët e fundit ka synuar qendrat arsimore në Afganistan, dhe vetëm një muaj më parë sulmuan një shkollë në Kabul dhe kanë 24 të vdekur./tvklan.al