spot_img

Edi Rama: Albin Kurti ka pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për të përparuar me vendosmëri drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rama në një postim në Twitter ka përgëzuar Kurtin për këtë çështje, duke thënë se “zgjidhja zhbllokuese” për Asociacionin do të bëhet përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.

“Kjo është një pikë vërtetë kyçe”, ka thënë Rama, duke shtuar se liderët në Kosovë dhe Serbi duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtë pa vonesa të mëtejshme për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe për normalizimin e marrëdhënieve.

“Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.”, ka thënë Rama.

Postimi i plotë i Ramës në Twitter:

Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img