Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të mungoj më gjatë shkaku i lëndimit se që ishte parashikuar.
Siç raportojnë medita në Francë, Zhegrova ka gjasa që do të jetë jashtë fushave dhe për gjashtë javë tjera, shkruan Indeksonline
“Luani” pritet të mungojë edhe për dy ndeshjet e muajit mars që Kosova i zhvillon në fazën e play-offit me Islandën.
Ende asgjë nuk është zyrtare, por kështu po aludohet në Francë.
Zhegrova mungon për Lillen qysh nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar dhe ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Marseilles./Indeksonline/