Trajneri më i suksesshëm i futbollit kosovar, Afrim Toverlani me të marr detyren e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës U21, tregohet i matur në
një bisedë ekskluzive, për Albanian News.
Toki thotë se herët është të nis me deklarata. “Vetëm sa e kam pranu detyrën, ka kohë edhe për deklarata më të zgjeruara. Tani duhet të përqendrohem në punë”, tha fillimisht ish kapiteni i Prishtinës.
Më pas Toverlani shtoi: “Ju premtoi të gjithëve se do ta jap më të mirën nga vetja për vendin tim. Do të mundohemi të ftojmë më të mirët dhe të nxjerrim maksimumin”, tha shkurt dhjetëshja e dikurshme e Prishtinës.
Toverlani është edhe trajneri më i trofeshëm në futbollin kosovar, sa ishte në drejtim të Prishtinës e Feronikelit.
Emërimin e Tokit në detyren e re e kanë përshëndetur emra të shquar të futbollit tonë.
Duket se kosovarët janë të prirur t’i besojnë ekspertave vendor.
Ku i dihet ndoshta Afrimin shumë shpejt mund ta shohim në krye të Kombëtares së parë të Kosovës./Albanian News