spot_img

Ekskluzive/ Prizreni dhe Gjilani me stadiume për ndeshje ndërkombëtare

spot_img

Albanian News mëson se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Federata e Futbollit të Kosovës janë dakorduar, që të investohet në dy stadiume, me kushtet që i kërkon UEFA për kategorizimin e katërt.

Krahas zhvillimit të hovshëm të futbollit kosovar, adhuruesit e këtushëm po kërkojnë edhe stadiume më komode.
Deri më tani i vetmi stadium, i cili së paku në disa sektor i kënaq futbolldashësit është tempulli “Fadil Vokrri”. Stadiumi i kryeqytetit është në kategorinë e katërt, duke qenë i vetmi që i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Megjithatë vetëm sektori i tribunës perendimore është i mbuluar, derisa tifozët e vendosur në sektorët tjerë nuk e kanë komoditetin e njëjtë, duke u lagur në shi apo “rrëzitur” në kohën me diell.

Megjithatë qytetet tjera as përsëafërmi nuk i plotësojnë ato kushte.

Albanian News mëson se Ministria e Kluturës, Rinisë dhe Sporteve ka rënë dakord  për investimin e dy stadiumeve tjera drejt kategorizimit të katërt.

“Stadiumi ‘Përparim Thaçi” në Prizren dhe ai i Gjilanit, janë në prioritet të investimeve. Pritet shumë shpejt fillimi i procedurave për rregullimin e tyre”, thotë burimi në fjalë.

Më pas i njëjti burim shton se për stadiumin nacional duhet pritur ende. “Është menduar se pasi të fitojnë statusin e kategorisë së katërt stadiumet në Prizren e Gjilan, aty të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare. Andaj për një stadium nacional, që ka qenë i planifikuar më parë, duhet pritur”.

Albanian News më pas mëson se pas përfundimit të tyre, ngjashëm pritet të ndodh edhe në stadiumet tjera të qendrave kryesore të vendit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img