Policia e Kosovës para pak qastesh ka arrestuar edhe një person i cili dyshohet për dhënie të ndihmës për arratisje Faton Hajrizit.
I dyshuari i dytë është Endrit Behari.
Më herët Paparaci raportoi eksluzivisht për arrestimin e Florian Gashit i cili dyshohet se e ka ndihmuar Hajrizin që të arratiset nga burgu i Smrekonicës.
Kështu kanë bërë të ditur burmet për Paparacin.
Faton Hajrizi u vra ditën e djeshme nga Policia Serbe, pasi që dyshohet se vrau një polic serb.
Paparaci është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës dheb do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë.