Kombëtara e Ekuadorit e ka fituar ndeshjen e parë hapëse të Kupës së Botës kundër nikoqirit, Katarit.
Ekuadori triumfoi 2:0 ndaj Katarit, në takimin e Grupit A.
Kapiteni Enner Valencias realizoi dy golat e fitores në minutat 16 dhe 31.
Ekuadori tani ka tri pikë në pozitën e parë të Grupit A.
Ekuadori dhe Katari janë në grup me Holandën dhe Senegalin.