Komuna e Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, përmes ekipeve të veta mobile dhe kompanisë kontraktuese, është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet por edhe në fshatra.
Këto ditë po bëhet eliminimi i deponive të egra në Lagjen 028, 029, në Kuzmin si dhe varrezat e komunitetit serb.
Lusim qytetarët e Komunës sonë që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit dhe mos ti hedhin mbeturinat vend e pa vend.