Këngëtarja e njohur shqiptare Enca Haxhia duket se ka filluar të bëjë planet për martesë, por ende i mungon një partner.
Ajo ka kohë që e deklaron veten “single”, ndërsa ende nuk ka zëra se mund të jetë në krahët e ndonjë mashkulli.
Megjithatë, në një Instastory ajo ka lënë të kuptohet se ka ndërmend që kur të martohet të bëjë dasmën më të madhe në të gjithë trojet shqiptare.
Aq e madhe, sa i ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj në dasmë.