Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të shtunën se Turqia nuk do të tërhiqet nga kërcënimet e sanksioneve pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Greqinë.
“Ne kurrë nuk do të përulemi para aksioneve bandite në vendin tonë. Nuk do të tërhiqemi përkundër gjuhës së sanksioneve dhe kërcënimeve’, tha Erdogan.
Ai tha se Turqia do të vazhdojë eksplorimin e energjisë deri më 23 gusht.
Ndërkohë një sondazh grek nxori se turqit nuk janë të gatshëm për një përballje të mundshme ushtarake në mes të dy vendeve.