spot_img

Erdogan tmerron Greqinë: Nuk kemi nevojë për askënd, jemi duke prodhuar edhe anije luftarake

spot_img

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia vazhdon rrugën me vendosmëri në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Erdogan, në ceremoninë e Dorëzimit të Sistemeve të Reja Detare, të zhvilluar në Kantierin “Desan” të Tuzlas në Stamboll, tha se kombet që nuk janë të fuqishme dhe të pavarura në fushën e mbrojtjes nuk mund të shohim me siguri të ardhmen e tyre.

“Industria e mbrojtjes nuk është një fushë që mund të tolerojë stanjacionin. Jemi të detyruar të shkojmë edhe më përpara dhe të prodhojmë më inovatorët”, u shpreh Erdogan.

Ai tha gjithashtu: “Ata që bezdisen nga influenca dhe fuqia e vendit tonë, bëjnë ç’të jetë e mundur për të robëruar Turqinë si në shkuarën në moçalin e destabilitetit. Duke penguar çdo sulm ndaj shtetit demokratik dhe drejtësisë së Turqisë dhe duke prishur çdo lojë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë”.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një infrastrukturë zhvillimi dhe prodhimi të industrisë së mbrojtjes, e cila nuk do të ketë nevojë për asgjë nga jashtë në asnjë fushë kritike”, tha Presidenti Erdogan.

Duke bërë të ditur se Turqia është një nga dhjetë vendet në botë që projektojnë dhe prodhojnë luftanijet e veta, Erdogan tha: “Punojmë, prodhojmë dhe përpiqemi me vetëdijen se nuk kemi asnjë moment për të humbur”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img