Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të shiut, drunjtë janë rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj”, përballë stacionit të policisë në Prishtinë.
Vendi është rrethuar me shirita, teksa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Vendi ynë po përballet me reshje shiu, me ç’rast në shumë vende janë shkaktuar vërshime. Po ashtu ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna.
Gjendje mw e rwnduar nga shiu dhe erwrat e forta raportohet nw fshatin Celinw tw Rahovecit.
Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.
Në një foto të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes, shihet se pjesa ra mbi disa vetura të parkuara, duke shkaktuar kështu edhe dëme.
Më poshtë edhe pamjet, ndërsa kujtojmë se vërshime ka pasur në disa qytete të Kosovës, me më të theksuara në Rahovec.