Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka marrë pjesë sot në ekspozitën e fotografit të njohur Blerim Uka me titullin “Lobimi përmes sportit”.
Salihu, i cili ditë më parë bëri një gabim të madh kur tha se thirrjet nëpër stadiumet ndërkombëtare “Kosova është Serbi”, nuk janë raciste, sot gjatë fjalimit të tij ka bërë një lapsuz, shkruan Ballkani.info.
Ai duke e falënderuar Memli Krasniqi për kontributin në lobimin për pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, në atë kohë si ministër i sportit, e “bën” si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Falënderoj shumë për kontributin e dhënë në lobim për pranimin e sportit e në veçanti futbollit në arenën ndërkombëtare, ish-ministrin e sportit, tash kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Memli Krasniqin”, ka thënë Salihu.
Salihu aktualisht njihet si një kundërshtar i madh i FFK-së, dhe duket se mendja e tij i rri vetëm tek kryetari i këtij institucioni, dhe kjo e shtynë të bëjë gabime të tilla çfarë e bëri këtë herë. /Ballkani.info