spot_img

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

spot_img

Emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se ShBA-ja nuk ka votë në Këshill të Evropës, dhe se kohëve të fundit ka dëgjuar se ka pasur shqetësime të disa vendeve anëtare për Asociacionin.

Escobar këto deklarata i bëri në një konferencë online me gazetarë.

“Sa i përket Këshillit të Evropës e dini që SHBA nuk voton, por e di që tek disa vende ka pasur shqetësime për çështjen e Asociacionit. Sa i përket pozicionit të ShBA-ve është i qartë që Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Gjithashtu, është e rëndësishme që Kosova të dëgjoj partnerët evropianë dhe të punoj me ta”, tha Escobar.

Ai shtoi se është e rëndësishme që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdoj. Gjatë kësaj konference Escobar konfirmoi që në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij, duke theksuar se i vjen keq që gjatë mandatit të tij nuk është zbatuar marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, vitin e kaluar.

Escobar shtoi se të dyja palët kanë dështuar të përmbushin detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit që për Kosovën ishte themelimi i Asociacionit dhe për Serbinë që të ndalonte fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img