I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bëre të ditur se do të takohet me partitë opozitarë sot në mbrëmje.
Escobar do të pres në takim kryetaret e opozitës, në rezidencën e SHBA-ve, duke filluar nga ora 190:00, transmeton IndeksOnline.
Kujtojmë se, zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend e rajon.
Ai është duke zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku pritet të dalin pas pak në konferencë për medie.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet të takoj sot të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar
Burime nga Partia Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se lideri i PDK-së dhe i opozitës, Memli Krasniqi do të takohet të mërkurën me emisarin amerikan dhe me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
“E mirëpresim angazhimin e ShBA-së për finalizimin e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke. Angazhimi i emisarit Escobar është kyç dhe e falënderojmë për gatishmërinë e tij për ta ndihmuar Kosovën në synimet e saj. Kryetari Haradinaj me kënaqësi ka pranuar ftesën për takim sot në ora 19:00”, thuhet në njoftimin e AAK-së.