spot_img

Është nënshkruar kontrata për sistemin e ri të fushës së lojës në “Fadil Vokrri”

spot_img

Të enjten është nënshkruar kontrata për ndërrimin e barit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Njoftimi për nënshkrimin e kontratës së lidhur mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e kompanisë turke “Hatko Sports International L.L.C” është publikuar në platformën e-prokurimi.

Kontrata, me të cilën Ministria e Sportit parasheh ndërtimin e sistemit të ri të fushës së lojës në “Fadil Vokrri”, vlen 1 milion e 319 mijë euro.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurimi, kohëzgjatja e kësaj kontrate është për gjashtë muaj.

“Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm [zbatues kryesor] të arkitekturës dhe inxhinierisë, për ndërtimin e sistemit të ri të fushës së lojës, në përputhje rregulloret, udhëzimet teknike dhe produktet e specializuara për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA, në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë”, thuhet në përshkrimin e kontratës.

Megjithatë, punimet në stadium nuk kanë nisur ende.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte shumë e keqe për kohë të gjatë. Në vjeshtë, për shkak të ngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së duhur, mezi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium. Ballkani nuk ishte lejuar që ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës në “Fadil Vokrri” dhe ishte zhvendosur në Tiranë.

Kritikat për gjendjen e fushës ishin të shumta, ndërsa një lojtar i Izraelit e krahasoi me stallë derrash.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img