spot_img

Konjufca: Mazhoranca s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

spot_img

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se shumicës parlamentare i mungon vullneti që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë.

Konjufca tha se nuk është zhvilluar ndonjë takim mes partive politike për të diskutuar për datën e mundshme të zgjedhjeve.

“Ky është një rast i rrallë ku të gjitha partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje por nuk po arrin që kjo gjë të bëhet. S’po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë, sepse nuk ka një arsye që të japë dorëheqje Qeveria. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, është shprehur ai.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img