Zyrtarët evropianë të shëndetësisë u kërkuan të enjten në Bruksel vendeve anëtare të ndërmarrin hapa për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit në vendet e tyre, me qëllim parandalimin e rikthimit të masave izoluese, të cilat ata i konsideruan shkatërruese për ekonominë. Ata thanë se me afrimin e motit të ftohtë është e nevojshme të shmanget një epidemi gripi në të njëjtën kohë me koronavirusin. Spitalet e Evropës tani janë më të pajisura për trajtimin e Covid-19. Masa të tilla si distancimi social dhe mbajtja e maskave janë bërë normë e përgjithshme.
Përhapja e fundit e infeksionit ka qenë kryesisht tek të rinjtë, të cilët kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse preken nga virusi. Megjithatë moti i ftohtë ka nisur të afrohet dhe sezoni i gripit po afron. Infeksioni po përhapet në popullatat e moshuara dhe ka shenja që njerëzit po lodhen duke respektuar kufizimet.Rastet e raportuara m koronavirus në të gjithë Evropën arritën një rekord të lartë prej 52,418 mbi një mesatare shtatë-ditore të martën, sipas analizës së CNN të të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Por u raportuan vetëm 556 viktima, krahasuar me një lartësi prej 4,134 viktimash ditore (nga 31,852 raste) nga mesatarja e shtatë ditëve më 10 Prill. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se viruset sezonale të gripit shkaktojnë mes katër deri në 50 milionë infeksione çdo vit në të gjithë rajonin dhe rreth 15 deri 70 mijë evropianë humbin jetën çdo vit për shkaqe të lidhura me gripin.