spot_img

Ekskluzive: Qeveria e Kosovës “ia merr” FC Ballkanit 80 mijë euro

spot_img
  1. Bali Muharremaj për Albaniannews.net: “Vendimi i Asamblesë Komunale për të ndihmuar FC Ballkani, me 80 mijë euro, na është kthyer mbrapa nga institucionet qendrore. Ne si komunë duhet zbatuar vendimet, që vinë nga lartë”.

Kampioni i ri i futbollit kosovar, FC Ballkani para disa ditësh iu gëzua një vendimi të Asamblesë Komunale në Suharekë.

Me propozimin e Kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, asambleistet kishin vendosur që t’i ndajnë klubit të Ballkanit një shumë prej 80 mijë euro.

Ky vendim mori jehonë në vend, dhe drejtuesit e klubeve tjera përkrahen vendimin e suharekasëve duke kërkuar që edhe komunat e tyre përkatëse të veprojnë njëjtë. Por në këtë mënyrë nuk kanë menduar kabineti qeveritar në nivel qendror. Nëpërmjet ministrive respektive e kanë anuluar këtë vendim, duke e dëmtuar FC Ballkanin në vlerën e lartëcekur.

Kështu Ballkani duhet ti bëjë llogarit për pjesëmarrje në garat evropiane pa ndihmën prej 80.000 eurove. Këtë informacion për Albaniannews.net, e konfirmoi edhe vet Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Nuk po mundem me kuptu, derisa vendimin e një viti më parË e kishin kaluar, një të ngjashëm tani na e kthejnë negativ. Por kjo është e vërteta, vendimi i asamblesë komunale për ndihmën ndaj FC Ballkani na është kthyer mbrapa nga institucionet qendrore”, ka pohuar Muharremaj.

FC Ballkani, këtë vit është shpallur kampion i Kosovës për herë të parë, derisa ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve do ta zhvillon me 5 korrik ndaj Zalgirisit në Prishtinë, para se ta zhvilloi takimin kthyes në Lituani.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img