spot_img

Falja e Fitër Bajramit para orarit të paraparë, KMSH del me sqarim

spot_img

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dal me sqarim lidhur me reagimet pasi namazi i Fiter Bajramit u fal 15 minuta para kohës së paraparë në 07:30.

Kjo gjë ka ngjallur reagime pasi disa qytetarë janë ankuar se nuk kanë arritur ta zënë faljen e namazit për shkak të ndryshimit të kohës.

KMSH ka thënë se merr përgjegjësinë për këtë duke shtuar se kjo ka ndodhur për arsye teknike të komunikimit.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej”, thuhet nga KMSH.

Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.

“Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij”, thuhet ndër të tjera në sqarim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img