spot_img

Familjarët nuk e dinë nëse Kadri Veseli është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij

spot_img

Me qindra qytetarë, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë marrë pjesë në varrimin e nënës së Kadri Veselit. Në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës, pasditen e sotme është varrosur 93 vjeçarja, Ajshe Veseli. Në ceremoninë e varrimit nuk ka marrë pjesë ish-kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. Për këtë familjarët kanë thënë se nuk janë të informuar nëse e kanë lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Ajshe Veseli ishte grua e fortë e bujare. Sipas tij, ky varrim është edhe më i vështirë për shkak se Kadri Veseli, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, nuk merr pjesë në lamtumirën e fundit.

“Ka qenë një grua e fortë, bujare, e cila ka reflektuar atë madhështinë të cilën jemi mësuar ta identifikojmë te nënat shqiptare. Dhe sot ishim për të nderuar këtë nënë shqiptare për jetën e saj, por pa dyshim që në këtë moment edhe kjo humbje, vdekje dhe ky varrim bëhet më i vështirë për faktin që as këtë herë, siç ndodhi edhe para gjashtë muajve me babin e tij, nuk ishte me ne miku ynë, kryetari Kadri Veseli dhe vërtetë kjo e bën edhe më të dhimbshme këtë rast. Gjithsesi ne besojmë që edhe kjo betejë e fundit e tepër e rëndësishme me të cilën po ballafaqohet ai dhe bashkëluftëtarët e tij është çmim i lartë por do të jetë beteja që do e vulos edhe një herë drejtësinë e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Krasniqi.

Djali i axhës të Kadri Veselit, Hysniu tha se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë. Po ashtu, ai ka njoftuar se nuk e dinë nëse është lajmëruar për vdekjen e nënës së tij.

“Natyrisht se ju e dini që zotëri Veseli është në paraburgim dhe paraburgimi nënkupton kufizim të lirisë, kështu që nuk kemi shumë informacione në këtë çështje. I falënderojë të gjithë qytetarët që kanë qenë të pranishëm, për nderimin që i kanë bërë nënës Ajshe. Ajo ka qenë një gjeneratë e Luftës së Dytë Botërore, ne gradualisht po e humbim edhe këtë gjeneratë. Për neve ka qenë një krenari. Sigurisht që nënat tonë nuk kanë qenë as nëna të kamerave, as të universiteteve, por kanë qenë nëna që kanë kultivuar shumë dashuri, përkujdes të fëmijëve dhe atdhedashuri”, ka thënë ai.

Në varrimin e Ajshe Veselit kanë marrë pjesë edhe Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Shaqir Totaj dhe figura të tjera të Partisë Demokratike të Kosovës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img